Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Mickoski: Nuk do të organizojmë arrestime spektakolare, siç ishte traditë në kohën e kaluar

Shkup, 1 shkurt – “Përgjegjësi duhet të ketë dhe do të ketë, por jo me arrestime hollivudiane, por me një proces të qartë. Nëse VMRO-DPMNE nuk hyn në betejë të ashpër me krimin, qytetarët do të zhgënjehen dhe do të vazhdojnë të largohen”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një takimi partiak sot në Shtip.

Ai deklaroi se ata që abuzojnë me denarin e shëndetësisë, ata që mendojnë se do abuzojnë me shëndetin e pacientëve dhe do të pasurohen personalisht, do të sanksionohen dhe do të dalin para drejtësisë me prova.

“Natyrisht, nuk do të jetë një gjueti politike, sepse VMRO-DPMNE nuk ka ndërmend të organizojë arrestime “spektakolare hollivudiane”, siç ishte karakteristikë e disa kohëve të kaluara, përkundrazi, me argumente dhe prova të qarta tashmë kemi pista dhe do të themi kush janë ata, për të mos njollosur emrin e shumë të ndershmëve që kujdesen për pacientët tanë. Këtë duhet ta bëjmë menjëherë, në mënyrë ofensive në muajt e parë të qeverisjes së ardhshme të VMRO-DPMNE-së”, tha Mickoski.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss