Sunday, December 4, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mickoski: Takim liderësh po, por nëse nuk bisedohet për ndryshim të Kushtetutës por për problemet aktuale

Shkup, 2 nëntor – VMRO-DPMNE do të pranojë takim liderësh nëse në t bisedohet për problemet aktuale të qytetarëve, e jo për ndryshim të Kushtetutës, për çka qëndrimi partiak është i pandryshuar se nën këto rrethana nuk ka ndryshime kushtetuese, deklaroi sot kryetari i partisë, Hristian Mickoski.

“Ftesë ende nuk kemi marrë, nuk e dimë formatin e atij takimi të liderëve, nuk e dimë përmbajtjen dhe temat për të cilat do të bisedohet, por këshilla ime për Qeverinë dhe Kovaçevskin do të ishte nëse ndodhë ai takim i liderëve, të bisedojmë për atë që me të vërtetë është problem i madh për qytetarët, e ajo është jeta e rëndë, gjendja ekonomike e qytetarëve, rrogat dhe pensionet e ulëta, inflacioni i lartë, kriza potenciale energjetike…. Ato janë tema thelbësore të cilat sipas matjeve të mendimit publik dhe si politikanë përgjegjës duhet të bisedojmë pr tejkalimin e atyre problemeve. Nëse dikush mendon se do të imponojë tema të cilat polarizojnë, siç është ndryshimi i Kushtetutës, e VMRO-DPMNE do të ulet në atë takim liderësh, e do të flasim për diçka që tashmë është e njohur dhe konstante në opinion, atëherë gënjehet, sepse qëndrimin e VMRO-DPMNE-së opinioni e din, ai është i pandryshuar, konstant se nën këto rrethana ndryshim të Kushtetutës nuk ka” tha në pyetjen e gazetarëve Mickoski pas vizitës në vendbanimin Mralino, Ilinden.

Sipas tij, tema për ndryshimet kushtetuese është temë e cila polarizon, nuk bashkon.

“E këshilloj Qeverinë nëse tashmë organizon takim liderësh të shkojmë atje dhe të bisedojmë për problemet aktuale të cilat i mundojnë qytetarët, e jo për tema të cilat opinioni tashmë është i njohur me qëndrimet e partive politike…Nëse mendojnë se me dhunë do ta ndryshojnë Kushtetutën, siç bënë me Prespën, nuk do ta ndryshojnë, unë garantoj për atë”, tha Mickoski.

Ai me atë rast shtoi se nuk pret që Qeveria ta pranojë këtë këshillë dhe se do të tentojë t’i imponojë ndryshimet kushtetuese, ndërsa nëse ata nuk shkojnë në takim, do ta akuzonin VMRO-DPMNE-në se janë kundër integrimeve evropiane. Në interes të partisë, është, tha, të bisedohet për një njësi zgjedhore, për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por thotë, jemi të gatshëm këto çështje t’i vendosin anash dhe të bisedojnë për problemet e qytetarëve, si dhe për detyrimin e vendit, i cili, sipas Ministrisë së Financave, për tre muaj është rritur, ndërkaq secila amvisëri është plotësisht e detyruar për 670 euro.

Mickoski konsideron se nëse pushteti do t’i kishte 80 deputetë, siç pohojnë nga gushti, e këtej, atëherë nuk do të kishte nevojë për një takim të këtillë të liderëve, ndërsa propozimi për ndryshim të Kushtetutës do të ishte në Parlament.

Në pyetjen se si e komenton deklaratën e zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi se kanë 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese, theksoi se nëse janë aq të sigurt, nismën ta parashtrojnë në Parlament dhe do të shihet nëse i kanë apo nuk i kanë 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese.

Lidhur me çështjen për heqjen e dispozitës “20 për qind” për përdorimin e gjuhëve nga Kushtetuta për çka angazhohen partitë politike të shqiptarëve, Mickoski thotë se është më e tmerrshme ajo që ata kërkojnë formim të një parlamenti dydhomësh, që sipas tij, do të thoshte de jure dhe de fakto federalizim.

Nga shërbimi qeveritar për shtyp dje kumtuan se kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do t’u dërgojë ftesë partive politike për takim të liderëve, ku do të bisedohet për të ardhmen evropiane të vendit dhe për vendimet të cilat në periudhën në vijim duhet të sillen në Kuvend me konsensus të gjerë politik dhe shoqëror. takimi është paraparë të mbahet në Kuvend, të hënën më 7 nëntor

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.