Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Migracion për shkak të ndryshimit të klimës: Kur rrezikohet shtëpia në bregdet

Njerëzit në Holandë janë mjeshtra për këtë gjë: Duke ndërtuar diga për dekada të tëra ata e kanë shtyrë detin metër për metër dhe kanë fituar tokë. Duke hedhur rërë para Dubait u ngrit ndër të tjera “The Palm”, një ishull artificial me hotele luksoze dhe vila të shtrenjta. A është pra vetëm çështje planifikimi ndërtimi dhe njerëzit mund t’i marrin detit atë që duan?

Në asnjë mënyrë, sepse niveli i detit është duke u rritur. Kushtet gjithnjë e më ekstreme të motit në brigjet e detrave shkaktojnë përmbytje të herëpashershme kudo në botë. Dhe në komunat bregdetare çështja ka kohë që nuk është vetëm si të shpëtohen malli dhe gjëja nga masat e ujit.

Dubai: Künstliche Inselgruppe - The Palm Jumairah

Në Nju Orlins janë krijuar projekte rindërtimi për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Shtëpitë e reja jo vetëm që janë ndërtuar më lartë, por janë ngritur edhe mjaft larg nga territoret që përmbyten.

Kudo në SHBA janë krijuar projekte të ngjashme: Kështu për shembull programi Hazard Mitigation Grant Program i autoriteteve për mbrojtjen nga katastrofat, FEMA, bleu në vitin  2017 më shumë se 43.000 shtëpi që ndodhen në zonat e rrezikuara nga përmbytjet në SHBA por edhe në territoret që ndodhen jashtë shtetit.

Por zhvendosje të tilla të banimeve nuk janë të thjeshta. Nga njëra anë burokracia kërkon shumë kohë. Nga ana tjetër ekziston gjithnjë rreziku që të rriten pabarazitë sociale kur komunitetet e krijuara detyrohen të lëvizin. 

Këshilli botëror i klimës, IPCC ka bërë parashikime sipas të cilave deri në vitin 2050 niveli i detit do të rritet me 25 centimetra. Ekspertët llogarisin që kjo tendencë të vazhdojë deri në fund të shekullit. Kiribati deri atëherë do të mbulohet nga deti.

Në brigjet e Kongos rritja e nivelit të detit po e përpin gjithnjë e më shumë rërën – breshkat e detit nuk gjejnë më fole për vezët

Në vitin 2014, qeveria bleu tokë në ishullin Fixhi, në mënyrë që qytetarët të mund të vendosen atje. Por para pak kohësh ajo bëri të ditura planet për të përdorur tokën për bujqësi për të ushqyer popullsinë, dhe do ta bëjë këtë në bashkëpunim me Kinën. Qeveria e Kiribatisit ka zhvilluar ndërkohë me Australinë dhe Zelandën e Re edhe programe shkollimi. 

Ato do t’u japin qytetarëve të këtij shteti të vogël ishull njohuritë e nevojshme për të gjetur punë nëse detyrohen të zhvendosen.

Rinatyralizimi i ish-territoreve të banuara

Edhe qeveria e shtetit amerikan të Nju Xhersit është duke blerë toka për t’i shpëtuar rreziqeve nga ndryshimi i klimës. Në këtë rast kemi të bëjmë me shtëpi private në zona, që për shkak të ndryshimit të klimës rrezikohen shumë nga stuhitë dhe përmbytjet. Këto toka do të kthehen në territore me natyrë të mbrojtur dhe në zona pushimi. Kështu ato do të shërbejnë si “zona natyrore tampon kundër stuhive dhe përmbytjeve”, deklaroi Ministria e Mjedisit e këtij shteti federal. Ky program rizhvendosjeje me emrin Blue Acre, ka filluar në vitin 1995. Pas uraganit të forte Sandy, në vitin 2012 programi u zgjerua më shumë. Që nga ajo kohë më shumë se 700 shtëpi që ndodhen në territoret e përmbytura nga lumejtë Delaware, Passaic dhe Raritan dhe degët e tyre, janë prishur.

“Në Nju Xhersi ne do të shohim në të ardhmen më shumë përmbytje. Prandaj duhet të zgjerojmë më shumë programin Blue Acres “, tha në muajin tetor (2021) i ngarkuari me çështjet e mjedisit në Nju Xhersi, Shawn M. LaTourette duke folur për NJ Spotlight News. “Çështja është sa tokë mund të blejë shteti, sa njerëz do të jenë të gatshëm të shesin tokën dhe sa do të kushtojë e gjitha kjo?”

Megjithë rreziqet në rritje nuk është e vetëkuptueshme që njerëzit t’ua lenë shtëpitë e tyre ujrave, niveli i të cilave shtohet. Vërtet që për pjesën më të madhe të njerëzve në bregdet është e frikshme që uji është duke u afruar gjithnjë e më shumë, shpjegon për Deutsche Wellen, Hans-Ulrich Rösner, drejtor i zyrës për deti Uaden të programit për mbrojtjen e natyrës WWF. Por, “një gjë e tillë mund të bëhet vetëm nëse njerëzit janë të bindur.” 

Klimawandel Anstieg der Meeresspiegel Flensburger Förde

Sipërfaqet e përmbytura: Fushat t’u kthehen lumejve 

Edhe Autoriteti britanik i Mjedisit vendosi në vitin 2006 të bënte një hap radikal. Në zonat ku derdhet Humber në Anglinë Lindore, në perëndim të Hull-it, ka pasur gjithnjë përmbysje që ndodhin aty ku bashkohen dy lumenj. Kështu u morr vendimi që 440 hektarë tokë në përdorim bujqësor të kthehet në sipërfaqe të përmbytur. Për këtë u prish një pjesë e digës që shërbente fillimisht për mbrojtjen nga përmbytjet.

Kështu u krijua Alkborough Flats, aktualisht një nga territoret e përmbytura, më të mëdhatë në Europë. Në këtë mënyrë u ul rreziku i përmbytjeve për 600 toka të banuara. Dhe më tej, në rrjedhën e sipërme nuk ishin më të nevojshme masat për mbrojtjen nga përmbytjet. Në territoret e reja moçalore janë vendosur ndërkohë shumë zogj, peshq, insekte dhe bimë. Kjo masë radikale nuk është unike. Edhe në vende të tjera, si p.sh. në Holandë, Indi dhe Tailandë zona të tilla të përmbytura ndihmojnë në mbrojtjen nga përmbytjet.

Rritja e nivelit të detrave detyron Xhakartën milionëshe të zhvendoset

Indonezia ndodhet para një prej projekteve më të mëdha në botë për zhvendosjen. Kryeqyteti Xhakarta, bie çdo vit me 20 centimetra, ndër të tjera sepse nxirren shumë ujëra nëntokësorë. Meqenëse niveli i ujrave të detit rritet, gjithnjë e më shumë territore të metropolit me dhjetë milionë banorë humbasin në det.

Qeveria indoneziane ka bërë plane ta zhvendosë kryeqytetin në ishullin Borneo, që ndodhet 2000 kilometra larg. Koha nuk pret: Ekspertët llogarisin që pjesa më e madhe e Xhakartës do të mbytet në det deri në vitin 2050. Edhe nëse deri atëherë autoritetet qeveritare do të jenë zhvendosur në kryeqytetin e ri, pyetja që mbetet pa përgjigje është ku do të vendosen miliona njerëzit e lagjeve të varfëra të Xhakartës.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.