Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Milkov: Duam të kthejmë rendin ditor pozitiv në marrdhëniet mes RMV-së dhe Bullgarisë

Sofje, 8 nëntor – Bullgaria është e interesuar të kthehet rendi ditor pozitiv në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, diçka që është humbur në muajt e fundit, deklaroi sot ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Nikollaj Milkov, në konferencën e përbashkët për shtyp në Sofje me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Milkov theksoi se është paradoks të ketë një vizion për zhvillim të rajonit dhe të marrëdhënieve bilaterale, të ketë mekanizëm për zgjidhje, përkatësisht Marrëveshjen për fqinjësi të mirë të vitit 2017, Protokollin, ndërsa në të njejtën kohë të paraqitet një atmosferë, e cila nuk është pozitive për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Dhe këtë planifkojmë ta tejkalojmë me këtë vizitë me intensifikimin e dialogut mes dy ministrive dhe dy shteteve”, tha Milkov.

Ai informoi se në takimin me osmanin kanë biseduar për të gjitha pengesat me të cilat përballen dy vendet, për klubet, për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, por shtoi se janë kahëzuar edhe drejt temave pozitive, të cilat, siç tha, duket sikur kanë mbetur në hije, ndërsa si më të rëndësishme e përmendi këmbimin e lartë tregtar, i cili pritet deri në fund të vitit të arrijë një miliardë euro.

Osmani shtoi se është biseduar edhe për dinamikën e punës së grupeve ndërsektoriale, të cilat i formuan në mbledhjen e fundit të përbashkët të qeverive, duke shfaqur bindje se ekzistojnë numër i madh i sferave në të cilat bashkëpunimi mund të intensifikohet. Ai i përmendi energjetikën, bujqësinë, turizmin, shëndetësinë…

“Si shembull të mirë dëshiroj ta theksoj bashkëpunimin tejkufitar mes të dy vendeve, ku mund të konstatojmë shfrytëzim të mjeteve programore prej njëqind për qind apo saktë 164 projekte me vlerë të përgjithshme prej mbi 38 milionë euro. Ndërsa me ciklin e ri të miratuar nga BE-ja do të financohen projektet në shumë të ngjashme mes të cilave edhe vendkalimi strategjik kufitar Klepalo-Strumjani në shumë prej nëntë milionë eurove, të cilin popullata nga të dy anët e kufirit e presin me padurim”, tha Osmani.

Ai shtoi se e ka informuar ministrin Milkov për punën e grupit ndërsektorial për koordinim politik për zbatimin e masave nga Protokolli, me të cilin kryeson ai personalisht. Osmani i përshëndeti përpjekjet e nismave dhe bashkëpunimin e kompetentëve ta përforcojnë planin e bashkëpunimit në nivel të kulturës, përmes këmbimit kulturor, përmes qendrave kulturore-informative në Shkup dhe Sofje, si mënyra të vërteta për promovim kulturor dhe shoqëror.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.