Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mimoza Mustafa,,e bukur,simpatike dhe goxha e suksesshme në muzikë

Mimoza Mustafa,një emër i njohur në estradën shqiptare,ajo shquhet për qëndrimin në skenë dhe elegancën e saj.

Karrierën muzikore e filloi në vitet 1995-1996,që atëherë ajo nuk u ndalë së punuari projekte të ndryshme dhe shumë të suksesshme në muzikë.

Ka realiazuar 5 albume të ndryshme ndër vite me këngë met vërtet të bukura dhe të nrekullueshme si psh:Katastrofë,Sadist,Vetëm një magji,Merrma ëndërrën,Pa koment,këngë këto të realizuar në përpikmëri dhe profesionalizëm.

Bashkpunimet e saj në karrierën muzikore në asnjë çast nuk i kanë munguar,duke filluar me Shkumbin Kryeziun(Bashkëshortin e saj),pastaj bashkëpunimi me këngëtarin Ramadan Krasniqin,Robert Berishën,Taulant Bajraliun,Egzon Pirecin dhe shumë të tjerë,disa prej bashkëpunimeve të realizuara edhe me klipe.

Mimoza poashtu ka qenë pjesmarrëse në festivale të ndryshme si Show Fest,ku mori pjesë 3 herë me këngë të ndryshme,Zambaku i Prizrenit,Polifest 2 herë ,Top fest,Kënga Magjike 2 herë dhe Zhurma Show,ku shumicën e këtyre festivaleve i rrëmbeu çmimin e parë,të dytë e të tretë,ndërsa në Zhurma show,mori çmimin “Elegantja e Vitit”.

Së fundmi ajo ka realizuar këngën e saj më të re ne titullin”Çka nuk Bona”,këngë kjo e realizuar me tekst nga Egzon Pireci dhe muzika nga Egzon Baraliu,kjo këngë edhe pse ka dalë shumë frikë,po pëlqehet në masë të madhe nga publiku.

Mimoza është nënë e dy fëmijëve që quhen Bojkeni dhe Rozafa dhe është gruaja e Shkumbin Kryeziut.

Një gjë që duhet cekur është dhe mbështetja e Shkumbinit prej fillimit të karrierës së Mimozës,e deri në ditët e sotme,ku Shkumbini si producent ka edhe produksionin filmik dhe muzikor që quhet “Labia”.

Mimozës i urojmë shëndet dhe suksese,në karrierën e saj muzikore.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.