Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mini Cooper SE Convertible debuton si model elektrik – jep shenja se si do të duket e ardhmja e markës Mini

E ardhmja e markës Mini është elektrike, dhe modeli i sapo lansuar Cooper SE Convertible tregon atë që kompania po e synon për të ardhmen. Kjo është vetëm një veturë.

Megjithatë është edhe një provë e konceptit. Në fakt nga Motor1.com tregojnë se po e përgatit një artikull në lidhje me ngasjen e parë të veturës, që pritet ta publikojë së shpejti.

Siç edhe nënkupton emri, Cooper SE Convertible kombinon motorin elektrik nga SE dhe aftësinë e uljes së çatisë. Kjo i ofron kësaj veture rreth 181 kuaj fuqi (135 kilovat) dhe 270 Newton-metër të fuqisë rrotulluese.

Me ketë, SE Droptop mund të arrijë shpejtësi prej 100kMh në 7.7 sekonda, ndërsa SE Hardtop këtë shpejtësi në 7.3 sekonda.

SE Convertible nga Mini është projektuar që me një mbushje të arrijë një distancë prej 230 kilometrave në testimet WLTP. Në krahasim me SE Hardtop që është në dispozicion në tregun amerikan nga EPA është vlerësuar se mund të përshkroi një distancë prej 183 kilometrash.

Në përgjithësi, distanca e vlerësuar nga WLTP është më e madhe në krahasim me vlerësimin e dhënë nga EPA, për shkak të dallimeve në vlerësim.

Cooper SE Convertible ndanë dimensione të përbashkëta me modelin ekzistues të Cooper S Convertible , duke përfshirë këtu edhe kapacitetin e bagazhit prej 160 litrave. Ndërsa në brendësi ka hapësirë për katër pasagjerë. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.