Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ministri i jashtëm austriak pas marrëveshjes: Të shfrytëzohet ky momentum për përparimin e dialogut

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, reagoi pas arritjes së marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë .Ai tha se është e rëndësishme për të shfrytëzuar momentumin për progres të mëtutjeshëm në dialog.

Ndërkohë, falënderoi kryediplomatin evropian, Josep Borrell dhe të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Lajm i mirë nga Brukseli! Kjo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme për të shfrytëzuar momentumin për përparim të mëtejshëm në dialogun Beograd-Prishtinë. Shumë faleminderit për Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak për përpjekjet e tyre të vazhdueshme. Ne kemi nevojë për shtensionim, jo një konflikt tjetër!”, është shprehur kryediplomati austriak.

Pas takimit disaorësh mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell njoftoi se u arrit marrëveshja. Ai tha se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.