Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ministri i jashtëm i Kazakistanit në vizitë zyrtare në Shkup

Shkup, 1 nëntor – Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani sot do të jetë nikoqir i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Muhtar Tleuberdi, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.

Siç informojnë nga MPJ, në fokus të bisedave do të jenë marrëdhëniet bilaterale, posaçërisht bashkëpunimi multilateral i të dy shteteve, me theks të posaçëm në Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE), me të cilën do të kryesojë Maqedonia e Veriut pas dy muajve, ndërkaq do të këmbehen mendime edhe për çështje të tjera aktuale në politikën e jashtme.

Në suaza të qëndrimit të tij në Shkup, Tleuberdi pritet të takohet edhe me shefin e shtetit, Stevo Pendarovski, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.