Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ministria e Kulturës nis fazat e para të konceptimit të Institutit Kulturor të Kosovës

Brenda një muaji, nga prilli dhe maji i vitit 2021 Kosova humbi tri shtylla të trashëgimisë shpirtërore muzikore shqiptare, tre doajenët e muzikës, Fahri Haxhibeqiri, Shaqir Hoti dhe Ismet Bogujevci. Por veprimtaria e tyre do të kujtohet gjithmonë, përcjellë KultPlus.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se tashmë ka nisur fazat e para të konceptimit të Institutit Kulturor të Kosovës, ku figurat, veprimtaria dhe trashëgimia shpirtërore e akterëve tonë në art do të dokumentohen, hulumtohen dhe do të mbrohen në nivel shtetëror.

“Jemi të nderuar e krenar që i kishim pranë dhe tash që kemi mundësinë të pasojmë trashëgiminë e tyre më tutje”, thuhet në njoftim.

Për nder të tyre gjatë vikendit u mbajtën dy ngjarje përkujtimore, koncerti homazh i Ansamblit Shota dhe promovimi i dokumentarit Okarina e Runikut, kushtuar Shaqir Hotit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.