Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ministria e Mbrojtjes pa përgjigje konkrete nëse janë donuar aeroplanë ushtarakë për Ukrainën

Shkup, 4 gusht – Ministria e Mbrojtjes tani për tani nuk konfirmon nëse Ukrainës i janë dërguar katër aeroplanë  “SU-25”.

“Detajet e sakta për të gjitha tre vendimet, përmbajtja dhe shpjegimi i tyre do të deklasifikohen dhe publikohen në mënyrë transparente. Vendimet e marra deri më tani nuk cenohet gatishmëria luftarake e armatës sonë”, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Një pjesë e mediave publikuan se katër aeroplanët ushtarakë “SU-25” që Maqedonia e Veriut i furnizoi nga Ukraina gjatë konfliktit në vitin 2001, këto ditë i janë donuar Kievit.

Paraprakisht,  Maqedonia e Veriut i donoi tanke T-72 Ukrainës.

Në këtë ka reaguar Moska zyrtare. Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zaharova, dje deklaroi se donacioni është një gabim i madh i autoriteteve në Shkup “me  çfarë kontribuon për vazhdimin e aktivitetit kriminal të regjimit në Kiev kundër popullatës civile në Donbas”.

Me kundër reagim  ndaj deklaratës së Zaharovës, dje me kumtesë të përbashkët dolën ministritë e Punëve të Jashtme dhe e Mbrojtjes të RMV-së.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sovran i cili vendimet i merr në mënyrë të pavarur, duke u nisur nga parimet e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, Karta e OKB-së, parimet dhe zotimet e OSBE-së për mbrojtjen e arkitekturës evropiane të sigurisë dhe stabilitetit global. Maqedonia e Veriut që në fillim e dënoi ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë dhe qëndroi në mbështetje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, e para se gjithash në mbështetje të paqes, të të drejtave të njeriut dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Në fakt, deri më tani, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori disa Vendime për ndihmë ushtarako-teknike me të cilat i ndihmojmë Ukrainës në mbrojtjen e integritetit të saj territorial, i cili është e rrezikuar nga ndërhyrja ushtarake”, theksohet në kumtesë.

Republika e Maqedonisë së Veriut, shtohet më tutje, si anëtare e Аleancës më të fuqishme ushtarako-politike – NATO-s, në mënyrë të vendosur qëndron pas pozicionit dhe vendosmërisë së Aleancës që të jetë garantuese e paqes dhe sigurisë së vendeve të saja-anëtare dhe që t’i mbrojë vlerat, lirinë dhe sigurinë e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.