Shkup, 9 qershor – Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska, para BTV ka deklaruar se gjatë ditës në Kuvend do ta deponojë dorëheqjen e saj pasi ka mësuar se kryeministri Petkov ka udhëhequr bisedime paralele për atë se si të heqë veton për Maqedoninë, informon Zhurnal.
Në këto bisedime siç thotë Gençovska, Petkov me liderë evropianë ka biseduar si të rrethojë dhe ta heqë veton bullgare për RMV-në.
“Ministria e Punëve të Jashtme është një institucion i përkryer. Pas çdo takimi ka stenograme. Sipas përmbajtjes kanë klasifikim të ndryshëm dhe sipas nevojës mund të publikohen”, tha Gençovska.
Politika e jashtme nuk duhet të varet nga partitë politike, ka shtuar ajo./Zhurnal.mk