Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ministrja e re e Arsimit në Britani ua drejton gishtin e mesit protestuesve

Trazirat politike në Angli nuk kanë fund dhe pasi kryeministri Boris Johnson lajmëroi dorëheqjen, të tjera incidente politike kanë shoqëruar vendin.

Ministrja e re e Arsimit, Andrea Jenkyns ngriti gishtin e mesit para një turme jashtë Downing Street, pak para dorëheqjes së Boris Johnson, raporton BBC.

Duke shpjeguar veprimet e saj, ajo tha se një grup jashtë portave “po fyente deputetët… siç është fatkeqësisht shumë e zakonshme”.

Sipas ministres, ajo duhet të ishte treguar më gjakftohtë, por u justifikua duke thënë se edhe ajo “është njeri”.

Jenkyns tha se kishte shkuar në Downing Street për të parë fjalimin e dorëheqjes së kryeministrit të enjten pasdite.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.