Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ministrja Kushi e nis ditën me lajmin e bukur për gjuhën shqipe

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi është shprehur mjaft e lumur për lajmin shumë të bukur të hyrjes si lëndë me zgjedhje të gjuhës shqipe në universitetin prestigjioz të Harvardit.

Ishin dy shqiptarë, një nga Shqipëria dhe një nga Kosova ata që punuan për të bërë të mundur renditjen edhe të gjuhës sonë mes gjuhëve të tjera të botës të përzgjedhura nga ky universitet.

Në një status në rrjete sociale ministrja Kushi shkruan:

Ju uroj mirëmëngjes me lajmin e bukur që gjuha jonë  shqipe, një ndër më të vjetrat në botë, gjuhë zyrtare në tre shtete, tashmë do të jetë lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit në të treja nivelet (fillestare, bazë dhe e thelluar).

I përgëzoj dhe falënderoj nga zemra z. Faton Limani dhe znj. Eva Stathi Misho për këtë nismë patriotike, e cila përveçse do të konsolidojë akoma më shumë vendin që gjuha shqipe ka midis gjuhëve të tjera të botës, por do të jetë edhe një mundësi e shkëlqyer për të huajt të cilët janë të apasionuar për të mësuar më shumë rreth gjuhës dhe kulturës sonë.

#GjuhaShqipe

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.