Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ministrja Xhaçka deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave: Miratuam në parim protokollet e aderimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë

Deklarata e Ministres Xhacka pas mbledhjes se qeverise per traktatet per Finlanden dhe Suedine:

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave miratuam në parim protokollet e aderimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë. Pra, dhamë zyrtarisht dakordësinë tonë për zgjerimin e Aleancës dhe përfshirjen në të të këtyre dy vendeve. Këto protokolle do të kalojnë më pas për ratifikim në Kuvend dhe kur kjo procedurë ratifikimi të jetë kryer në parlamentet e të 30 vendeve anëtare të NATO, por edhe nga parlamentet e vetë Finlandës dhe Suedisë, do të bëhet i mundur pranimi i tyre de jure në Traktatin e Atlantikut të Veriut. Hapi final, përpara se të dy vendet të bëhen zyrtarisht anëtare të NATO është depozitimi i instrumentit të anëtarësimit pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në cilësinë e shtetit depozitues të këtij traktati.

Është një zhvillim i rëndësishëm, që forcon akoma më shumë sigurinë në hapësirën euro-atlantike, por që forcon njëkohësisht edhe bashkëpunimin mes NATO dhe Bashkimit Europian. Është një zhvillim që vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit rus kundër Ukrainës dhe fakti që dy vende si Finlanda dhe Suedia, me një traditë të gjatë neutraliteti, ndjejnë sot nevojën të anëtarësohen në NATO flet qartë në njërën anë për nivelin e kërcënimit me të cilin përballet sot e gjithë Europa e në anën tjetër për besimin që gëzon NATO si një organizatë e aftë të garantojë sigurinë kolektive të çdo vendi anëtar edhe përballë një kërcënimi të këtyre përmasave.

Shqipëria e ka mbështetur gjithmonë politikën e Dyerve të Hapura nga ana e NATO, për të gjithë ato vende që plotësojnë kriteret e anëtarësimit. Suedia e Finlanda, janë jo vetëm dy vende me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie shumë të mira, por dhe dy demokraci model dhe dy partnerë të çmuar, që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në operacionet dhe misionet e NATO në rajonin tonë, në Afganistan, Libi e Irak. Nuk ishte pra një vendim i vështirë apo për të cilin kishte hezitim. Por ne shpresojmë që ky moment, zgjerimi do të shërbejë për t’i dhënë një momentum të ri zgjerimit të mëtejshëm të NATO edhe në Ballkanin Perëndimor, e këtu dua të theksoj sidomos rastin e Kosovës, e cila ndan me Aleancën të njëjtat parime e të njëjtat vlera.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.