Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

MM: 365 ditë të përkushtuar për Armatë më të fuqishme me pajisje të reja dhe moderne

Shkup, 30 dhjetor – Viti i cili po kalon solli hap të rëndësishëm para në lidhje me zhvillimin e Armatës, procesin e modernizimit dhe pajisjes, si dhe rritje të fuqishme të standardit të pjesëtarëve të armatës, bëhet e ditur në kumtesën e sotme të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në vitin 2022, si vit i sfidave të sigurisë në kontinentin evropian, nënvizohet, Ministria e Mbrojtjes vazhdoi të punojë në zhvillimin dhe motivimin e ushtarëve, si dhe në ndryshimin e pasqyrës së Armatës, kushteve të cilat i ofron dhe pajisjet të cilat i posedon.

“Pas një ngecjeje njëvjeçare në Kuvend, u bënë ndryshime në Ligjin për shërbimin në Armatë, i cili nënkupton përfitime për të gjithë pjesëtarët e armatës: ushtarët profesionistë që mbushin moshën 45 vjeç iu dha mundësia të marrin pagesë para kohe prej dy pagave mesatare, jo më pak se 1000 euro për çdo vit në ushtri; daljen në pension të nënoficerëve dhe oficerëve me 40 vjet shërbim, pra 38 vjet për gratë, pavarësisht moshës; përllogaritjen e re të pensioneve në masën 80 për qind të 10 viteve më të favorshme të shërbimit pensional; pagesën e pushimit mjekësor në masën 100 për qind të pagës bazë dhe shtesave në pagë; pagesën e kompensimit të qirasë nga momenti i lidhjes së kontratës së parë për punësim në Armatë për të gjithë pjesëtarët e ushtrisë, si dhe rritjen e pagave prej mbi 2.000 denarë”, theksojnë nga MM.

Përfitime të merituara, qëndron në kumtesën e MM-së, sepse Armata ekziston për qytetarët dhe sigurinë e tyre.

Paralajmërojnë se resurset njerëzore dhe rinimi i Armatës mbeten në krye të prioriteteve. Këtë vit, përkujtojnë, Armata është më e pasur me 200 ushtarë profesionistë, si dhe me 149 nënoficerë, të cilët si ushtarë profesionistë tashmë i dëshmuan cilësitë e tyre. Batalioni i këmbësorisë së lehtë, i cili është pjesë përbërëse e Brigadës së parë të këmbësorisë së Armatës e mori notën e aftësisë luftarake që ta kryejë misionin e saj.

Procesi i modernizimit është në vijim dhe është i dukshëm, informojnë nga MM.

“Kanë mbërritur gjashtë automjetet e para të blinduara të lehta të tipit JLTV, janë duke u furnizuar automjetet e tipit Stryker dhe është nënshkruar kontrata për blerjen e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore dhe remont të helikopterëve. Jemi duke u furnizuar me pajisje shumë të sofistikuara, ndërsa në të njëjtën kohë është duke vazhduar edhe furnizimi i pajisjeve bazë për pjesëtarët e Armatës”, njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes.

Përkushtimi për mbrojtje edhe më të fuqishme dhe shtet edhe më të sigurt, sipas MM-së, mund të shihet edhe përmes buxhetit për mbrojtje, i cili për vitin 2023 është 274 milionë euro, gjegjësisht 1,85 për qind të prodhimit të brendshëm bruto dhe i cili është më i madh se buxheti për vitin 2022 për më shumë se 24 për qind. Nga këto mjete, një e treta janë të dedikuara për modernizim dhe pajisje, që garanton siguri në këtë proces.

“Punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë për rinovimin e plotë të disa objekteve të ushtrisë dhe rritjen e efikasitet të tyre energjetik, duke zbatuar njëkohësisht Planin për standarde më të larta ekologjike në mbrojtje, të quajtur Eko-mbrojtja. Ne gjithashtu i kemi qëndruar besnik qasjes sonë të hapur dhe respektit për publikun dhe interesin publik. Mbrojtja mbeti në krye të renditjes sipas Indeksit të Transparencës Aktive, përsëri me përmbushjen 100 për qind të kritereve, vendosëm ueb faqe të re dhe standard të artë – “linja e transparencës”, ku mund të gjenden të gjitha informacionet për mbrojtjen”, thuhet në kumtesën e MM-së.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss