Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Modeli i ri Abarth nga Fiat vjen me 240 kuaj/fuqi

Ishte vetëm çështje kohe përpara se Fiat 600 të merrte një version të përditësuar sportiv, Abarth, si modeli më i fuqishëm që vjen nga marka e vjetër italiane.

Abarth nuk ka konfirmuar shumë detaje për modelin e ri elektrik, por dihet se prodhon 240 kuaj/fuqi. Kjo është një rritje solide në krahasim me modelin e kaluar Abarth 500e me 155 kuaj/fuqi.

Ky version i ri do të prezantohet me njësinë e kufizuar të Scorpionissima, dhe vjen me një shtresë të ngjyrës së vjollcë Hypersonic.

Bëhet e ditur se për nder të 75 vjetorit të themelimit të kompanisë, Abarth do të prodhojë 1,949 njësi të 600e Scorpionissima.

Përmirësime të tjera përfshijnë rrota më të gjera dhe një sistem frenimi të përforcuar.

Megjithatë, ka të ngjarë që ky model i ri të mos jetë i disponueshëm në SHBA. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss