Shkup, 16 korrik – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Siç njoftuan nga DPHM temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.
Nesër në orët e pasdites do të ketë dukuri të lokalizuar të jostabilitetit me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fortë nga veriu që do të shkaktojnë rënie të lehtë të temperaturës, sidomos në pjesët veriore. Nga e mërkura pritet rritje e ndjeshme e temperaturave.