Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mot me diell dhe shumë i ngrohtë, me temperatura deri 41 gradë Celsius

Shkup, 23 korrik – Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla në rajonin malor perëndimor dhe në lindje. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi i ndryshëm.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 35 deri 41 gradë Celsius. 

Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veri perëndimor. Temperatura mesatare do të arrijë deri në 39 gradë Celsius. 

Nga DPHM paralajmërojnë se deri të mërkurën vendi jonë do të jetë edhe më tej në ndikimin e valës së ngrohtë me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditore. 

Në tërë territorin do të mbetet niveli aktiv i portokalltë i rrezikut nga temperaturat e larta.

Nesër pasdite dhe nga fundi i ditës do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të motit jostabil me erë të përforcuar, të rreshura të shkurta të shiut dhe bubullima.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.