Shkup, 14 Shtator – Moti sot do të jetë me diell dhe më i ngrohtë, me vranësira të vogla lokale.
Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor, në pjesët perëndimore erë mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 24 deri në 31 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë kryesisht me diell, do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 28 gradë Celsius.