Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Moti sot

Shkup, 19 nëntor – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë me periudha me diell. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende erë e përforcuar nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 17 deri në 21 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare e përforcuar nga drejtimi juglindor. Gjatë natës do të ketë reshje të dobëta të shiut. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 19 gradë Celsius.

Zona e vendit tonë gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme do të jetë nën ndikimin e lagështisë. Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm. Të dielën dhe të hënën reshje do të ketë në më shumë vende.

Lokalisht moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje më të dendura të shiut, mbi 40 litra për metër katror dhe me bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi jugor me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.

Nga e hëna temperaturat do të jenë më të ulëta dhe në viset më të larta do të ketë reshje të përkohshme të borës.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.