Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Moti sot

Shkup, 31 dhjetor – Sot në mëngjes në lugina të veçanta dhe përgjatë Vardarit do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup sot paradite do të ketë mjegull, gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i qetë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 11 gradë Celsius.

Në periudhën në vijim vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe kryesisht të qetë me temperatura relativisht të larta ditore. Në lugina do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta me intensitet të ndryshueshëm dhe temperatura ditore më të ulëta. Në vendet më të larta do të jetë veçanërisht ngrohtë gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss