Shkup, 2 janar – Në pjesën më të madhe të shtetit, moti sot do të jetë me vranësira dhe mjegull.
Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja prej 9 deri 17 gradë, informon Zhurnal.
Në Shkup pjesa më e madhe e ditës do të jetë nën mjegulla ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 6 gradë.
Të martën dhe të mërkurën pritet të fryejë erë me çka pritet largimi i mjegullave./Zhurnal.mk