Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Moti sot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 35 gradë

Shkup, 26 maj – Moti sot do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 10 deri në 16, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 35 gradë, ndërsa UV 8.

Në Shkup me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 33 gradë.

Pasditen e së premtes dhe gjatë fundjavës do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm, në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, vende-vende dhe në formë stuhie me breshër. Të dielën temperatura ditore do të ulet për disa gradë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.