Shkup, 16 qershor – Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 16, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 26 deri 32 gradë. Indeksi UV do të jetë 8, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell. Temperatura minimale do të bie deri 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 30 gradë.
Nesër pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Të shtunën do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa në rajonet malore do të ketë kushte për shi afatshkurtër. Pastaj në ditët në vijim do të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare veriore, informojnë nga DPHM