Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Moti sot me diell me temperatura deri 28 gradë

Shkup, 13 shtator – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalja prej 21 deri në 28 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 6.

Në Shkup me diell kryesisht me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë Celsius.

Deri të premten do të mbajë mot stabil me rritje të temperaturës. Nxehtë do të jetë veçanërisht të enjten dhe të premten, ku temperaturat ditore do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Ditën e shtunë do të ketë dukuri lokale me vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Nga e diela pritet ftohje e theksuar.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.