Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

MPB thotë s’e nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e Kurtit

Shkup, 10 shkurt – Gjatë ditës është raportuar se gjatë qëndrimit të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në Maqedoninë e Veriut, ka pasur një plan për atentat ndaj tij.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup nuk ka pasur tentim për vrasjen e tij.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së maqedonase.

Në lidhje me tentim atentatin ndaj tij, Kurti tha se ka mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët kanë rrënjët në Beograd.

“Nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë se kishte shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup”, tha Kurti.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss