Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Muajin e kaluar inflacioni ka arritur në 14.5%

Paga mesatare mujore neto në maj 2022 për të punësuar është 31.407 denarë, që është një rritje për 2.686 denarë ose 9.4% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS).

Sipas statistikave të publikuara, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto për punonjës në sektorin e hotelerisë me 19.7%, e ndjekur nga arti, argëtimi me një rritje prej 16.1% dhe në industrinë përpunuese me 14.3%.

Krahasuar me majin e vitit 2017, kur paga mesatare neto ishte 22.889 denarë, në maj të këtij viti është rritur për 8.518 denarë dhe ka arritur në 31.407 denarë.

Ndërkohë sindikatat pohojnë se rritja e pagave është e nevojshme në kushtet e inflacionit rekord në vend, pasi edhe kostoja e jetesës po rritet seriozisht.

Muajin e kaluar është matur inflacioni rekord prej 14.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Me një përqindje të njëjtë në qershor të këtij viti është rritur edhe kostoja e jetesës, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar rritje prej 13.7 për qind.

Sipas ESHS-së, në baza mujore janë rritur çmimet e produkteve bazë: vaji, buka, qumështi, mishi, si dhe karburantet për mjetet e transportit, të cilat janë më të larta për 17.2 për qind. Gjithashtu, aranzhimet turistike janë shtrenjtuar për 6.4 për qind.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.