Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Muharrem Hasani kthehet ne ring dhe lufton për titull bote WKU

Fituesi i shumë titujve dhë njëri prej sportistëve më të njohur në Zvicër, Muharrem Hasani po kthehet në ring edhe atë duke luftuar për titull botë në peshën e rëndë në federatën e WKU. Kundershtar i tij do jetë Fatayo Yancuba, një sportist korrpulent ku dhe pritet një super ndeshje. Hasani në një intervistë për ArenaRing thotë se ndihet shumë mirë dhe se pret te fitoj këtë titull.

Si po shkojnë përgatitjet për ketë ndeshje ?

Te them drejtën përgatitjet po shkojnë shume mire dhe për këtë po ndijë se jam në formë të shkëlqyer. Përgatitjet ne përgjithësi i kam zhvilluar ne palestrën time si dhe disa ditë isha në Majorka të Spanjës ku shfrytëzova edhe disa sparingje.

Kush është kundërshtari dhe si e vlerëson?

Kundërshtari im është  Fatayo Yancuba, sportist ky i cili e ka dëshmuar vetën sepse ka disa suksese ndërkohe që nuk mungon edhe gjatësia e tij e cila është madhore 1.97. unë në këtë duel do jem ma i vogël me gjatësi 1.85 mirëpo kjo aspak nuk më frikëson përkundrazi më motivon që të përplas në dysheme .

Si pe ndin veten e rikthimit ne ring ?

Edhe pse nuk kam boksuar një kohë, unë prapë se prapë kam ushtruar vazhdimisht dhe kam mbajtur formën. Pe ndi vetën të fuqishëm, nuk kam lëndime, andaj shkojmë përpara.

Si janë planet e juaja për te ardhmen ?

Plane nuk kam, sepse jam shumë i angazhuar edhe me punë në firmën time. Qëllimi im ishte ky që të fitoj këtë titull botëror andaj edhe u ktheva në ring.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.