Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Mungesa e parkingjeve, përditshmëri në Qendrën Klinike

Shkup, 4 shkurt – Zhurma të borive, zënka mes qytetarëve dhe makina të bllokuara që nuk mund të lëvizin as para e as mbrapa..

Kjo është pamja e përditshme në qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Qytetarët ankohen se për shkak të mungesës së vendparkimeve, humbasin terminët ose nuk mund t’u qëndrojnë afër familjarëve të tyre që kanë nevojë për trajtim mjekësor. Ata thonë se vetëm paguajnë kot, por nuk mund të gjejnë vend për të parkuar.

“Katastrofë është, ja vajzën e kam në operacion, veturën nuk mund ta lë. Domethënë paguajmë dhe nuk mund të parkohemi. Dyzet denarë paguajmë. Është katastrofë, vajzën e kam lart në operacion, ndërsa unë këtu nuk mund të parkohem, duhet patjetër të merren masa. Tani me siguri do të më bëhet mbi 200 – 300 denarë, a unë rri afër veturës”, tha një qytetar.

“Kaosi si gjithmonë, kaq kohë dhe nuk mundën të bëjnë një garazhe me kate, të gjitha parkingjet që janë këtu, t’i bënin me kate, nuk do të ndodhte kjo. Me vite është kështu, duhet të rrish në makinë nuk mund të lëvizësh as para dhe as mbrapa”, theksoi një qytetar tjetër.

“Parkingu këtu në spital është në gjendje shumë alarmante, nuk kanë vend, edhe pse paguajnë nuk gjendet vend, është katastrofë parking këtu, njerëzit nuk dinë. Njerëzit mund të pësojnë shumë më keq rrugës, se me marr ndihmën e parë”, u shpreh një qytetar.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, tha se informata për ndërtimin e garazheve me kate ka kaluar në Qeveri, por tani pritet nënshkrimi që më pas të vijojë procesi i tenderimit.

“Informata në Qeveri ka kaluar, ka mbet vetëm të nënshkruhet, është nënshkrimi i fundit në Qeveri dhe më pas menjëherë do ta shpallim tenderimin, faktikisht ai që do ta merr parkingun. Do të jetë normal i hapur, do të jetë ndërkombëtar”, tha Fatmir Mexhiti, Ministër I Shëndetësisë.

Edhe në të kaluarën të gjithë ministrat e Shëndetësisë janë angazhuar për zgjidhjen e kaosit me mungesën e vendparkimeve në Qendrën Klinike, por situata nuk ka ndryshuar sot e kësaj dite./Alsat.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss