Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Musliu: Konferenca e parë ndërqeveritare Maqedoni-BE ishte moment historik

Shkup, 22 korrik – “E marta ishte një ditë historike. Vlen të thuhet për qytetarët se kjo fazë fillestare ishte historike edhe për Shqipërinë, por shija e keqe është se për të nisur Konferencën e Dytë Ndërqeveritare duhet një konsensus për ndryshimet kushtetuese. Ne nuk kemi nevojë për votë nga Bullgaria, por edhe një veto e re nuk është e mundur. Mirëpo, shija nuk është e njëjtë, për shkak të atyre procedurave të nisura nga Bullgaria dhe sjelljes joparimore të politikanëve të lartë bullgarë”, tha analisti politik Albert Musliu në emisionin “Vetëm e vërteta” lidhur me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Maqedonia dhe BE.

Sipas tij, për Maqedoninë është e rëndësishme që e filluam procesin.

“Për mendimin tim, në Maqedoni nuk kontestohet, duke marrë parasysh rendin tonë kushtetues dhe juridik, që komunitetet vetëidentifikuese të përfaqësohen në Kushtetutë”, tha Musliu dhe shtoi.

Ne kemi një kuadër negociator dhe nuk ndryshon në proces. Ne e kemi pranuar dhe KE e ka votuar. Negociatat nisin me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. E thënë me kusht, edhe nëse e ndryshojmë Kushtetutën pas tre muajsh, nuk do të fillojmë negociatat derisa të përfundojmë skriningun. Gjithçka varet nga ai, është e lidhur me procesin e skriningut”, deklaroi Musliu.

Sipas parashikimeve, procesi i skriningut duhet të përfundoj deri në vitin e ardhshëm.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.