Tetë ministra të kulturës janë marrë me projektin e muzeut të artit bashkëkohor që prej vitit 2007. Dikur kishte edhe një projekt e lokacion. Ministri aktual i Kulturës, Hajrulla Çeku, është i nënti që merret po me këtë projekt dhe të martën ka nënshkruar vendimin për “emërimin e këshillit Iniciues për konceptimin, themelimin dhe funksionalizimin e muzeut të artit bashkëkohor si institucion kombëtar i kulturës”.