Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Nagavci: Janë mbi 580 mijë orë të humbura për shkak të grevës

Ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ka thënë se janë mbi 580 mijë orë të humbura si pasojë e grevës që u iniciua nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Ajo përsëriti fjaltë e Kurtit se “nuk kanë ardhë në pushtet me premtime për rritje të pagave”.

“Ne nuk kemi ardhur në pushtet me premtime për rritje të pagave. Të tjerët kanë ardhur me këso premtime. Ka qenë vullnet i ministrit Sveçla që Ligjin e Pagave ta sjellë në Kuvend qysh në prill të këtij viti. E mira është që tashmë Ligji i Pagave është gati”, tha ajo në Debat Plus.

Ministrja e Arsimit thotë se ajo është drejtuese e sektorit të Arsimit dhe për këtë arsye është takuar me Jasharajn disa herë.

“Ndërsa kryeministri Kurti është takuar disa herë me kryetarin e BSPK-së për shkak të pozitave që kanë”.

Kujtojmë se që nga 25 gushti, BSPK ka hyrë në grevë. Kërkesa e tyre është ndarja e 100 eruove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.