Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Nagavci refuzon kërkesën e prindërve për pushim dimëror

Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka njoftuar përmes një postimi në facebook se kanë kërkuar pushim për nxënësit që të mbahet më 4,5 dhe 6 janar , mirëpo ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, e kishte refuzuar një propozim të tillë.

“Me këtë kërkesë, e me këto arsye, i jam drejtuar Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Por, Ministrja Nagavci e ka refuzuar kërkesën, duke dhënë arsyetime procedurash administrative. Gjykoj se kërkesa e Këshillit të Prindërve ka qenë e arsyeshme e mundshme për t’u realizuar por nuk ka pasur vullnet nga Ministrja për ta bërë këtë”

“E kemi menduar të përshtatshme, e për këtë kemi pasur shumë kërkesa nga prindërit (sidomos nga Prishtina) që të ndryshohet pushimi i fundit të janarit 2023. Propozimi i Këshillit të Prindërve ishte që ditët e planifikuara për pushim prej 27 janarit e deri më 2 shkurt 2023 të zhvendosen e të bëhet pushim më 4, 5 dhe 6 janar 2023. Kjo meqë (tradicionalisht) për vitin e ri ka më shumë frymë festive e pushimesh dhe kemi shumë mërgimtarë që vizitojnë Kosovën”, ka shkruar këshilli i prindërve.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss