Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Napoli, pos Kepas, interesohet edhe për Navasin

Skuadra e Napolit e ka shpërndarë interesimin në dy portierë cilësorë.

Bëhet fjalë për Kepa Arizabalagan dhe Keylor Navasin të cilët janë në krye të listës së dëshirave për ish-kampionët italianë.

Për të parin bisedimet me Chelsean tashmë janë hapur, ndërsa sa i përket Navas, ende nuk është nisur ndonjë ofertë në drejtim të Paris Saint Germain për të.

Në skuadër do të ketë vend vetëm për njërin nga ta, pasi, siç dihet, të dy portierët vijnë pas mungesës së minutave në klubet respektive dhe nuk do të pranonin ndonjë variant që të mbesin sërish në pankinë.

Gjithsesi, ende nuk ka asgjë konkrete në asnjërin tabor dhe ende nuk dihet se si do të rrjedh situata.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.