Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

NBA me rregull të ri nga sezoni i ardhshëm

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA pritet të bëhet edhe më dinamike.

Gazetari Adrian Wojnarowski ka paralajmëruar se NBA do të aplikojë një rregull të ri për sezonin e ardhshëm.

Ky rregull ka të bëjë me gabimet personale (faullet) që shkaktohen në momentin e kundër-sulmit.

Secili faull që bëhet qëllimshëm për të ndërprerë një kundër-zbritje, do të penalizohet me gjuajtje të lirë plus posedim topi që nis nga anësorja.

Deri më tani, këto faulle janë gjykuar si faulle të thjeshta dhe nëse skuadra nuk ka qenë në bonus, skuadra e fauluar ka nisur lojën nga anësorja.

Rregulli i ri do të bëjë që skuadrat të kursehen në këto faulle dhe njëkohësisht të lënë lojë më dinamike e më të shpejtë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.