Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ndahen çmimet “13 Nëntori” për vitin 2022

Shkup, 14 nëntor – Qyteti i Shkupit mbrëmë i ka ndarë çmimet “13 Nëntori” për vitin 2022, në një ceremoni në Operën dhe Baletin Kombëtar, me rastin e Ditës së çlirimit të Shkupit.

Fituesit e Çmimit “13 Nëntori” i Qytetit të Shkupit për vitin 2022 janë:

Nga fusha e publicistikës:

Dr. IGOR RADEV
për kontribut të veçantë në fushën e veprimtarisë letrare-përkthimit

  1. LJUPÇO JOLEVSKI

për katër dekada punë intensive dhe profesionale në gazetari

Nga fusha e arsimit dhe edukimit:

Prof. Dr. VESNA MOJSOVA – ÇEPISHEVSKA
për publikimin e monografisë „Koneski si testament” dhe suksesin e vazhdueshëm në fushën e kulturës në periudhën e kaluar

2.Prof. Dr. RISTO MALÇESKI

për ngritjen e platformës online www.matematickitalent.mk gjatë kohës së pandemisë dhe në kohën kur Republika e Maqedonisë po përballet me mungesën e teksteve shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm

Nga fusha e kulturës:

ARLINDA KALISI
për kontribut shumëvjeçar si redaktore e manifestimeve kulturore dhe autore e emisionit „MOZAIKU KULTUROR”

  1. “QENDRA RINORE KULTURORE” – SHKUP

për jubileun 50-të vite punë dhe për zhvillimin e kulturës dhe afirmimin e krijimtarisë rinore në qytetin e Shkupit

Nga fusha e shkencës:

Prof. Dr. MITKO B. PANOV
për arritje të rëndësishme në shkencë si dhe iniciator dhe autor i projektit të manifestimit kulturor „Ditë të Justinianit I”

Prof. Dr. SILVANA GEORGIEVA
për kontribut të rëndësishëm në veprimtarinë shkencore-kërkimore në stomatologji, ngritjen e cilësisë së mbrojtjes së shëndetit të dhëmbëve dhe përmirësimin e shëndetit oral të qytetarëve të qytetit të Shkupit e më gjerë në vend

Nga fusha e artit:

TONI MIHAJLOVSKI
për arritje shumëvjeçare si aktor teatri dhe filmi

Nga fusha e aktivitetit humanitar:

SHOQATA PËR MBËSHTETJEN DHE TRAJTIMIN E PERSONAVE ME SPEKTËR AUTIZMI DHE ZHVILLIM ATIPIK “VO MOJOT SVET”
për hapjen e qendrave për ndërhyrjen e shpejtë dhe trajtimin e fëmijëve me spektër autizmi dhe zhvillim atipik dhe sigurimin e ndihmës dhe mbështetjes për të rinjtë dhe personat e rritur me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre

ORGANIZATA HUMANITARE „SVETI SPAS”- SHKUP
për ndihmën e vazhdueshme të personave në nevojë

Nga fusha e mbrojtjes shëndetësore:

Dr. SMILJA TUXHAROVA GJORGOVA
për arritjet më të larta në fushën e mjekësisë, shkencës dhe arsimit në vendin tonë dhe në botë, si dhe autore e veprës – Kirurgjia estetike e kokës dhe qafës

SONJA BOJAXHIEVA
për kontribut shumëvjeçar në mbrojtjen shëndetësore të popullatës së re dhe kontribut të rëndësishëm në aktivitete humanitare

Nga fusha e mbrojtjes dhe promovimit të mjedisit jetësor dhe natyrës:

GRUP KRIJUESISH- EKIPI DOZË LUMTURIE: Anja Cvetkoviq, Nikola Stojanovski, Denis Dimitrov, Darko Eftimovski, Ilina Georgieva, Kosta Arizanov, Hristijan Stojanov, Viktoria Blazhevska dhe Dr. Dragan Jovanov
për arritjet më të larta në garat botërore për inovatorë të rinj (persona me nevoja të veçanta) me temën Mjedisi jetësor, kategoria – Bimë mjekësore.

Nga fusha e sportit:

DEJAN GEORGIEVSKI
për suksesin dhe arritjet më të mëdha në sport – fitues i medaljes së argjendtë nga Lojërat Olimpike në Tokio 2020, të mbajtura në vitin 2022

KLUBI I HENDBOLLIT VARDAR 1961

për prezantimin e qytetit të Shkupit para publikut sportiv në Europë dhe gëzimin e pamasë të të gjithë shkupjanëve

Nxënës dhe studentë

ALEKSIJ TASIQ
për arritje të vazhdueshme të suksesshme në aktivitetet mësimore dhe jashtëshkollore që përbëjnë kontribut të veçantë për përparimin dhe afirmimin e qytetit të Shkupit në vend dhe jashtë tij

  1. ANGELA KOSTURANOVA

për arritje të vazhdueshme të suksesshme në aktivitetet mësimore dhe jashtëshkollore që përbëjnë kontribut të veçantë në përparimin dhe afirmimin e qytetit të Shkupit në vend dhe jashtë tij

3.ERJONA AZIZI

për arritje të suksesshme në vazhdimësi në aktivitet mësimore dhe jashtëshkollore në vend dhe në mbarë botën, të ndjekura me 18 medalje ari

Çmimi “13 Nëntori” i Qytetit të Shkupit u ndahet personave fizikë dhe juridikë në shenjë mirënjohjeje nga Qyteti i Shkupit për arritjet në ekonomi, shkencë, art, kulturë, arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, sport dhe kulturë fizike, kulturë teknike, mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit dhe natyrës, si dhe në segmente të tjera të jetës, punës dhe krijimtarisë, të cilat paraqesin kontribut të veçantë për zhvillimin e qytetit të Shkupit dhe për përparimin dhe afirmimin e tij të përgjithshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në botë. Çmimi mund t’u ndahet edhe individëve dhe personave juridikë nga vende të tjera që kanë dhënë kontribut të veçantë për qytetin. Çmimi u ndahet edhe nxënësve dhe studentëve për punë krijuese ose arritje të vazhdueshme të suksesshme në aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore që paraqesin kontribut të veçantë për përparimin dhe afirmimin e Qytetit të Shkupit

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.