Forcat e Mbrojtjes së Izraelit sot në mëngjes kumtuan se janë të gatshme për atë që e quajtën “javë e operacioneve”.
Ushtria njoftoi se që nga pasditja e djeshme, më shumë se 160 raketa janë hedhur në drejtim të Izraelit nga Rripi i Gazës, shkruan “Tajms of Izrael”.
Kjo gazetë thekson se aktualisht nuk ka negociata për t’i dhënë fund dhunës.
Ushtria izraelite kumtoi se sistemi i mbrojtjes raketore “Kupola e Hekurt” (Iron Dome) ishte 95 për qind i suksesshëm në kapjen e raketave të lëshuara në qytetet izraelite nga grupet terroriste nga Rripi i Gazës.
Zëdhënësi i ushtrisë Ran Koçav në konferencë për shtyp deklaroi se rreth 30 raketa që u hodhën nuk arritën në territorin e Izraelit dhe ranë në Rripin e Gazës.