Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ndërmarrjet komunale alarmojnë/ Çmim më të ulët të energjisë, ose rritje çmimesh

Shkup, 13 Shtator – Nëse qeveria nuk u del në ndihmë me faturat e larta të energjisë elektrike, ndërmarrjet publike do të detyrohen të rrisin çmimet e shërbimeve që ofrojnë ose të falimentojnë. Shoqata ADKOM, e cila bashkon ndërmarrjet publike, kërkon që ndërmarrjet komunale të mos jenë në treg të hapur për blerjen e energjisë elektrike dhe të mos e paguajnë me 400, 500, 600 euro, por propozojnë që ata të paguajnë rrymën me çmim prej 5,28 denarë, siç paguajnë amvisëritë. 

“ADKOM propozon që Ndërmarrjet Publike Komunale me çmim të vetëm prej 5,28 denarë për kilovat orë, siç paguajnë personat fizikë, gjegjësisht në bllokun tre, opsioni maksimal pa llogaritur tarifë të lirë dhe të shtrenjtë, si dhe ndihmë financiare nga shteti për të mbuluar diferencat ndërmjet faturave të planifikuara dhe atyre faktike.”,- theksoi kryetari i ADKOM-it, Pece Milevski.

Kryetari i Komisionit për Energjetik, Marko Bislimovski, thotë se propozimi i ADKOM-it bie ndesh me Ligjin dhe propozon që KRRE të përcaktojë një çmim të vetëm për shërbimet e ndërmarrjeve publike. Ai siguron se nuk do të ketë rritje të madhe të çmimeve.

“Së pari duhet të shihet çmimi i ofruar nga Bullgaria a do të gjendet gazi më i lirë i detyruar dhe siç thashë, në atë mënyrë do të kemi një protokoll të vetëm blerjeje të energjisë elektrike dhe konsumit të blerë në të cilin do të përfshihen ndërmarrjet publike dhe të gjitha kompanitë maqedonase që janë në tregun e lirë dhe të gjithë të marrin një çmim që do të ishte më i ulët se çmimi aktual i tregut kudo në Evropë.”,- tha kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit, Marko Bislimoski.     

Nga shoqata ADKOM vlerësojnë se nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët, ndërmarrjet publike do të shpallin falimentimin, që do të rezultonte me mungesën e shërbimeve për qytetarët.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.