Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ndërpritet kanal ndërkombëtar me drogë me vlerë 300,000 euro

Prilep, 1 qershor – Në rrethinën e Prilepit, Ministria e Punëve të Brendshme, më saktë nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme, Njësiti Special Antiterrorist “Tigri” dhe SPB Manastir-NJPB Prilep, dje realizuan aksion për asgjësimin e tregtisë së palejuar me drogë.

Në aksionin, kumtoi MPB-ja, është ndërprerë kanal ndërkombtar për transportin e drogës nga Shqipëria, përmes vendit tonë, me destinacion të fundit Republika e Greqisë, në të cilin aksion janë sekuestruar rreth 86 kilogramë marihuanë në vlerë prej rreth 300.000 eurove dhe nga liria është privuar një person.

“Në orët e hershme të mëngjesit në rrugën rajonale Manastir- Prilep, në hyrje të Prilepit, nga ana e nëpunësve policorë të policisë së trafikut është dhënë urdhër për ndalje të automjetit “audi A4″ me targa regjistrimi të Ohrit, por automjeti nuk është ndalur dhe në të njëjtën kohë i njëjti ka zmadhuar shpejtësinë duke dëmtuar dy automjete zyrtare të MPB-së të cilat kanë kryer veprime zyrtare”, thuhet në kumtesë.

Shumë shpejt, në dalje të Prilepit automjeti është gjetur, kurse A.G. (23) nga Ohri, i cili e ka drejtuar automjetin është privuar nga liria në momentin kur nga automjeti ka hedhur katër çanta afër rrugës.

“Nga ekspertiza e realizuar, në prani të Prokurorit Publik nga PTHP Prilep, në çantat afër automjetit janë gjetur më shumë paketime të marihuanës, të cilat sekuestruar dhe janë dhënë për ekspertizë. Poashtu, gjatë bastisjes të kryer në shtëpinë e A.G. në Ohër, janë gjetur 17 plumba të kalibrit të ndryshëm”, informoi zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq Talevska.

Nga ana e NJPB Prilep gjatë ditës së sotme kundër A.G. do të parashtrohet kallëzim penal adekuat për vepra penale të kryera sipas nenit 215 për “prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 383 për “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” dhe sipas nenit 396 për “përpunim të palejuar, mbajtje dhe tregti me armë ose materie shpërthyese”, të gjitha sipas Kodit Penal.

https://www.facebook.com/mvr.gov.mk/posts/322579153385952

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.