Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

‘Ndizet sërish fitili’ mes Armenisë dhe Azerbajxanit

Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për përleshjet e dhunshme në kufi.

Përleshje të reja kanë shpërthyer mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Ministria armene e mbrojtjes akuzoi Azerbajxhanin, i cili mbështetet politikisht dhe ushtarakisht nga Turqia, për gjuajtje me artileri dhe armë të vogla në një sulm të ri. Të dyja palët vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për konfliktin.

“Pozicionet tona janë duke u qëlluar në mënyrë periodike në këtë moment,” tha Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.

Të paktën 49 ushtarë armenë dhe 50 azerbajxhanas u vranë të martën përgjatë kufirit të tyre të përbashkët, duke nxitur një thirrje për qetësi nga Sekretari amerikan Antony Blienken dhe presidenti rus Vladimir Putin. Përleshjet kanë ngjallur frikën për një tjetër konflikt të madh të armatosur në ish-Bashkimin Sovjetik, ndërkohë që ushtria ruse po lufton kundër asaj ukrainase.

Përveç Uashingtonit edhe Franca dhe Bashkimin Evropian kanë bërë thirrje për përmbajtje. Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar për dekada për Nagorno-Karabakun, një enklavë malore e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që deri në vitin 2020 ishte tërësisht e populluar dhe e kontrolluar nga armenë etnikë, me mbështetjen e Jerevanit.

Azerbajxhani bëri fitime të konsiderueshme territoriale në dhe rreth Nagorno-Karabakh në një luftë gjashtëjavore atë vit. Që atëherë, përleshjet kanë shpërthyer në mënyrë periodike, pavarësisht nga një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia dhe hapat tentativë nga të dyja palët drejt zbatimit të një zgjidhjeje paqeje.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.