Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ndjekja e prirjes së kohës domosdoshmëri për paqe e zhvillim

Departamenti amerikan i Mbrojtjes publikoi së fundmi raportin “Strategjia e mbrojtjes kombëtare” për vitin 2022, ku thuhet se Kina është “sfida sistemike më serioze” për sigurinë kombëtare të ShBA-së dhe se Kina përdor ndikimin e saj ekonomik, bërthamor dhe ushtarak për të kërcënuar interesat rajonale të ShBA-së.
Në përgjigjen e tij, Zhao Lijian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës u shpreh: “Ne i bëjmë thirrje palës amerikane të ndjekë prirjen e kohës për paqe e zhvillim, të braktisë mendësinë e Luftës së Ftohtë të lojës ku fituesi i merr të gjitha, të heqë dorë nga shikimi i botës dhe i marrëdhënieve kino-amerikane nga një perspektivë kundërvënieje dhe të ndalojë shtrembërimin e synimeve strategjike të Kinës.”
Zhao vuri në dukje se bota sot po pëson ndryshime të thella të papara në një shekull, dhe prirja historike e paqes, zhvillimit, bashkëpunimit dhe përfitimeve të përbashkëta është e parezistueshme. Nga ana tjetër, aktet hegjemoniste dhe ngacmuese bëjnë dëm të madh. Kina i përmbahet gjithmonë qëllimit të politikës së jashtme për ruajtjen e paqes botërore dhe promovimin e zhvillimit të përbashkët dhe është e përkushtuar për të nxitur ndërtimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

“Kina ndjek një politikë ushtarake mbrojtëse. Pavarësisht si do të zhvillohet, Kina nuk do të kërkojë kurrë hegjemoninë apo zgjerimin e do të jetë gjithmonë ndërtuese e paqes botërore, kontribuese në zhvillimin global, mbrojtëse e rendit ndërkombëtar dhe ofruese e të mirave publike. Në të njëjtën kohë, ne kundërshtojmë me vendosmëri të gjitha format e hegjemonizmit dhe të politikës së forcës, mendësinë e Luftës së Ftohtë dhe praktikën e standardeve të dyfishta. Ne do të mbrojmë me vendosmëri sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit kombëtar,” vuri në dukje zëdhënësi.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.