Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ndotja e ajrit arrinë kulmin në Shkup, Kërçovë, Kavadar e Strumicë

Shkup, 24 dhjetor – Në vendet e matjes në Shkup – Qendër dhe Lisiçe, si dhe në Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë, është regjistruar tejkalim i vlerës së substancave ndotëse prej 150 mikrogramë në metër kub gjatë dy ditëve me radhë, për shkak të cilës arsye hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat në rast të pragut të tejkaluar të alarmimit, informon sot Ministria e Mjedisit Jetësore dhe Planifikimit Hapësinor.

Sipas të dhënave të MMJPH-së, në vendin e matjes në Shkup në Qendër të enjten janë matur përqendrime të grimcave ndotëse prej 160,34 mikrogramë në metër kub, ndërsa dje 248,51 mikrogramë në metër kub, e në Lisiçe të enjten 189,94 mikrogramë në metër kub, derisa dje – 259,01 mikrogramë në metër kub. Në Kërçovë, nga ana tjetër, janë matur përqendrime të grimcave ndotëse prej 178,04 mikrogramë në metër kub të enjten dhe 171.13 mikrogramë në metër kub dje, në Kavadar 155,28 mikrogramë në metër kub (enjte) dhe 154,80 mikrogramë në metër kub (premte), e në Strumicë 188,51 mikrogramë në metër kub (enjte) dhe 244,12 mikrogramë në metër kub (premte).

“Në përputhje me Urdhëresën për ndryshimin dhe plotësimin e Urdhëresës për vlera kufitare për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin ambiental dhe pragjet e alarmimit, afate për arritjen e vlerave kufitare, margjinave të tolerancës për vlerën kufitare, vlerat qëllimore dhe qëllimet afatgjate (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 më 14.12. të vitit 2017) në të cilin është përkufizuar pragu i alarmimit të grimcave të suspenduara me madhësi deri 10 mikrometra (tejkalimi i vlerës prej 150 mikrogramë në metër kub gjatë dy ditëve me radhë) dhe parashikimi i motit që është marrë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike ju informojmë se i njëjti është tejkaluar në vendet e matjes në Shkup – Qendër dhe Lisiçe, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë. Për shkak të problemeve me sistemet e rrjetës së MMJPH-së dhe instalimin e pajisjes së re të serverit, nuk kemi të dhëna të arritshme nga vendet e matjes: Tetovë dhe Gjevgjeli”, bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë.

Nga MMJPH-së bëjnë të ditur se kanë dorëzuar informacion për tejkalimin e pragut të alarmimit në ministritë e shëndetësisë dhe të punës dhe politikës sociale, si dhe në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor, Drejtorinë e Mjedisit Jetësor, Sektorin e Komunikimit me Publikun në MMJPH, Institutin e Mjedisit Jetësor dhe Komuna e Manastirit.

“Në përputhje me konkluzionet nga procesverbali i seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 28.11. të vitit 2017, për Qytetin e Shkupit, Kërçovën, Kavadarin dhe Strumicën hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masata në rast të pragut të tejkaluar të alarmimit”, shtohet në kumtesën.

Në përputhje me këto rekomandime dhe masa, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë të obliguara t’u rekomandojnë të gjitha subjekteve juridike (punëdhënësve) t’i lirojnë nga detyrimet e punës gratë shtatzëna, personat më të moshuar se 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, infarkt të kaluar miokardiak ose sulm në tru, pa dallim të moshës, me rekomandim të mjekut amë, më pas të riorganizojnë orarin e punës dhe personat të cilët punojnë në të hapur nga ora 11.00 deri në orën 17.00, të

rekomandojnë që të mos organizohen gara sportive dhe manifestime të tjera kulturore në të hapur dhe të sigurojnë kushte për aktivitete të rritura të shërbimeve të ndihmës së shpejtë mjekësore, vizitës shtëpiake dhe shërbimit të patronazhit.

Me këto rekomandime, Qeveria i obligoi të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, ndërmarrjet publike dhe SHA-të në pronësi shtetërore, si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale që ta ulin përdorimin e automjeteve zyrtare deri në 50 për qind dhe të sigurojnë kufizim të punëve në objektet ndërtimore.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, shtëpinë e shëndetit dhe komunat duhet të sigurojnë strehimore për akomodimin e të pastrehëve dhe t’u japin ndihmë personave të vetëm pleq përmes vizitave të organizuara, derisa Ministria e Shëndetësisë duhet të obligojë Shërbimin për ndihmë të shpejtë mjekësore të dorëzojë Informacion në ISHP për numrin e thirrjeve (sipas diagnozës/kodit të MKB10, gjinisë, moshës, vendbanimit/komunës) gjatë kohëzgjatjes së episodit të ndotjes alarmuese të ajrit në bazë ditore, deri në përfundimin e saj, si dhe një javë pas përfundimit.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, nga ana tjetër, në përputhje me rekomandimet dhe masat, duhet të fillojë ushtrimin e kontrollit më të shpeshtë të instalimeve që posedojnë leje A-ISKZ, të zbatojë matje kontrolluese të emisioneve të substancave ndotëse në ajrin ambiental me laboratorin e akredituar me qëllim që të përcaktohet nëse zbatohen kushtet/masat e përcaktuara në Lejen në raport me emisionet në ajër.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon edhe se do të përgatisë dhe dorëzojë rekomandim deri te Instalimet që posedojnë leje A-ISKZ për uljen e kapacitetit të prodhimit deri 50 për qind, me çka nga kjo masë do të përjashtohen instalimet që prodhojnë energji termike ose elektrike.

Njësitë e vetëqeverisjes lokale janë të obliguara t’i zbatojnë masat e përcaktuara në planet afatshkurtra ose masat afatshkurtra të miratuara në këshillat e komunave.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss