Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Në Bogdanci “beteja” kundër zjarrit – në Koçan kundër motit të lig

Bogdanc, 25 Korrik – Natë të vështirë ka kaluar fshati Gjavatë në Komunën e Bogdancit, pas shpërthimit të zjarrit ku edhe pse flakët u ishin afruar shtëpive fatmirësisht ishte djegur vetëm një kasollë e vjetër.

Zjarri, sic percjell KlanM, kishte shpërthyer dje rreth orës 13.30 por vonë pasdite I është afruar shtëpive të para të fshatit, por me intervenimin e zjarrfikësve dhe banorëve të fshatit përkohësisht ishte vënë nën kontroll.

Para mesnate, zjarri sërish është aktivizuar duke vënë në rrezik popullatën lokale. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza flakët e zjarrit janë ndërprerë në mënyrë të kontrolluar rreth 150 metra larg shtëpive të para.

Autoritetet, sic njofton KlanM, kanë njoftuar se që nga mëngjesi po intervenohet nga toka dhe ajri me helikopter të ARM-së.

Mbrëmë zjarre janë shënuar edhe në rajonin e Kumanovës. Zjarrfikësit e këtij qyteti, sic njofton KlanM, pas zbrazjeve të mbrëmshme të fuqishme elektrike kanë intervenuar në disa vende. Kompetentët supozojnë se rrufetë kanë shkaktuar dy zjarret që ndodhën pas orës 20.00.

Nga ana tjetër, derisa rajoni I Bogdancit përballej me stuhitë e zjarrit, qyteti i Koçanës u godit nga një mot I lig I përcjellë me shira të rrëmbyeshme dhe erë të përforcuar që ka shkaktuar përmbytje nëpër shumë objekte banimi. Në Qendrën për Menaxhim për Kriza, sic njoftona KlanM, janë denoncuar drunj të rënë si dhe tela elektrike të këputura.

Që nga mëngjesi ka nisur intervenimi nëpër objekte për pastrimin e ujit nga objektet e përmbytura dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore si pasojë e dëmtimeve nga moti I lig.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.