Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Në Gjilan u mbajt festivali i futbollit

Në kuadër të programit “Grassroots”, sot në Gjilan, në bashkëpunim me Drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të kësaj komune si dhe me mësimëdhënësit e edukatës fizike dhe sportit, Federata e Futbollit të Kosovës ka organizuar festivalin e futbollit për nxënësit e shkollave të mesme për të dy gjinitë.

Pjesë e këtij eventi ishin nxënës të moshës 15-16 vjeç e që nuk janë sportistë aktiv, pasi qëllimi i këtij aktiviteti është masivizimi i futbollit në vendin tonë.
Ky është projekti i tretë me radhë në Gjilan, pas atij për fëmijët me nevoja të veçanta si dhe futbollit në shkolla.
Festivalin e hapi ish-futbollisti, trajneri dhe analisti i njohur, Arben Zeqiri, i cili ndër të tjera theksoi:

“Federata e Futbollit e Kosovës e udhëhequr nga kryetari Agim Ademi, në vazhdimësi po punon me projekte të ndryshme për masivizimin e futbollit dhe depërtimin e tij në çdo familje kosovare dhe deri në secilin cep të vendit, duke na u bërë pjesë përbërëse e jetës dhe veprimtarisë sonë. Dhe jo rastësisht këto projekte promovohen në Gjilan, meqë jemi qyteti i futbollit mbarëshqiptar, dhe po ashtu në këtë fushë të bukur sportive që është investimi më i fundit i FFK-së”
Këtë festival futbolli e përshëndeti edhe drejtori për Kulturë, Rini e Sport në KK të Gjilanit, Kushtrim Zeqiri i cili falënderoi FFK-në për aktivitetet e tilla.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.