Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Në Kinë në mënyrë drastike është ulur numri i rasteve të rënda dhe të vdekjes nga Kovid-19

 Numri i personave të sëmurë rëndë nga koronavirusi në Kinë është ulur për 72 për qind krahasuar me kulmin e epidemisë në fillim të muajit dhe numri i vdekjeve për 79 për qind, njoftoi sot Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Një nga shkencëtarët kryesorë të vendit ka thënë se 80 për qind e 1.4 miliardë njerëzve të Kinës janë infektuar dhe se ai nuk pret një valë të madhe të Kovid-19 në dy deri tre muajt e ardhshëm.

Në dhjetor, Kina hoqi papritur politikën e saj zero-kovid, pas së cilës përhapja e infeksionit u ndez, duke arritur kulmin më 4 janar me 128,000 infeksione të reja, përpara se numri të binte në 36,000 më 23 janar. Përhapja e Kovid-19 ndodhi pas heqjes së kufizimeve në prag të Vitit të Ri Hënor Kinez.

Rastet e vdekjes  arritën kulmin më 4 janar me 4,273 vdekje, dhe deri më 23 janar, ky numër kishte rënë në 869. Hospitalizimet ranë për  96,2 për qind, nga 2,867 milionë në 22 dhjetor në 110,000 më 23 janar.

Pasi u hoq politika e zero kovid, autoritetet në Kinë njoftuan më 12 janar se rreth 60,000 njerëz kishin vdekur. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss