Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Në korrik një person i vdekur në Tetovë, janë kontrolluar 464 njerëz

Tetovë, 5 gusht – Gjatë korrikut 2022 në Qendrën për Kovid në Spitalin Klinik të Tetovës ka vdekur një person, nga gjithsej pesë persona të cilët kanë qenë në mjekim spitalor gjatë 30-të ditëve të muajit të kaluar.

“Nga 1 korriku deri më 31 korrik 2022, në ambulancën e qendrës pë Kovid janë kryer gjithsej 464 ekzaminime të personave me simptoma të Kovid-19 dhe raste të dyshuara. Prej tyre, pesë janë mbajtur për trajtim spitalor, ndërsa tre janë diagnostikuar me Kovid-19 të nëntipit B34.2”, deklaroi dr. Hasan Iljaazi, përgjegjës për marrëdhënie me publikun në Spitalin Klinik të Tetovës.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik në Tetovë janë 169 raste aktive. Deri më tani 14102 persona janë prekur nga koronavirusi, ndërsa 599 kanë vdekur.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.