Wednesday, November 29, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Në kushte të krizës globale, fillojnë negociatat për klimën në Egjipt

Në Egjipt filloi konferenca kryesore klimatike e Kombeve të Bashkuara në kushte të tensioneve gjeopolitike dhe një sërë krizave të ndërlidhura midis vetes, të cilat i zvogëlojnë pritshmëritë për progres të madh, shkruan agjencia gjermane DPA.

Ngjarja dyjavore COP27 po mbahet në resortin egjiptian në Sharm el-Sheikh të Detit të Kuq, në një kohë lufte në Ukrainë, e cila nga ana e saj ka rritur çmimet e ushqimit dhe energjisë.

Konferenca po mbahet gjithashtu pasi fatkeqësitë klimatike kanë marrë një numër të madh jetësh në disa vende anembanë botës.

Përfaqësues nga rreth 200 vende do të diskutojnë se si të parandalohet ngrohja e mëtejshme globale dhe si të financohet riparimi i dëmeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Vendet e zhvilluara u zotuan në vitin 2009 të ofrojnë 100 miliardë dollarë në vit për mbrojtjen e klimës në vendet më të varfra deri në vitin 2020. Ky detyrim mbetet kryesisht i paplotësuar.

Në takim do të diskutohet gjithashtu se si ngrohja globale mund të kufizohet në një rritje të temperaturës prej 1.5 gradë Celsius, që është qëllimi i Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015.

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh paralajmëroi në fillim të kësaj jave për dështimin për të vendosur qëllime ambicioze të nevojshëm për luftë kundër ndryshimeve klimatike.

Egjipti e promovoi COP27 si samit për aksion dhe i paralajmëroi aktorët klimatikë për të mos e ndryshuar mendimin e tyre për premtimet paraprake.

Nesër fillon takimi dyditor në të cilin do të marrin pjesë rreth 100 shefa të qeverive dhe shteteve.

Në margjinat e negociatave globale, disa ditë të caktuara në konferencë do të merren me tema të posaçme që janë financat, dekarbonizimi, uji, bujqësia dhe energjia lidhur me ndryshimet klimatike.

Bisedat në Egjipt e prezentojnë kthimin e tyre në Afrikë pasi COP22 u mbajt në vitin 2016 në Marok, në veri të kontinentit.

Sharm-el-Sheik, qendër turistike dhe zhytëse, është thuajse tërësisht i rinovuar për konferencën, që përfshin vendosjen e autobusëve elektrikë në rrugët e tij të gjelbër.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss