Shkup, 9 nëntor – Në Kuvend sot do të mbahet prezantimi i Raportit “Përfaqësimi gjinor në zgjedhje dhe proceset politike në Maqedoninë e Veriut: mësimet e nxjerra dhe rekomandimet për zgjedhjet parlamentare në vitin 2024”.
Siç informon Pres shërbimi i Kuvendit, fjalë hyrëse do të kenë Lolita Ristova, kryetare e Klubit të deputetëve dhe Joana Kozma, drejtoreshë e IFES-it në vend.
Florens Ganu, konsulente ndërkombëtare për çështjet gjinore do të prezantojë gjetjet e Raportit të vlerësimit, gjetjet dhe rekomandimet për përforcimin e pjesëmarrjes politike të grave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.