Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Në Kuvend vazhdon mbledhja e 100-të

Shkup, 25 janar – Në Kuvend sot vazhdon mbledhja e 100-të, në të cilën pika e parë për debat është Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për taksat administrative, me procedurë të shkurtër.

Pastaj vijojnë ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë me hua në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim pas marrëveshjes për hua për financim të projektit “Ndërtimi i një seksioni të ri dhe rikonstruim i seksionit ekzistues Bellakoc – Kriva Pallankë – pjesa lindore e hekurudhës në Korridorin VIII, faza 2”, me procedurë të shkurtër.

Deputetët do të debatojnë edhe për Raportin vjetor për punën e Agjencisë Teknike – Operative për vitin 2022.

Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Drejtorinë e të Ardhurave Publike është gjithashtu pjesë e agjendës.

Do të shqyrtohet edhe Propozim – ligji për nënprodukte me origjinë shtazore.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss