Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Në një fermë në Australi janë vrarë tre persona

Policia e Australisë Veriore është në kërkim të sulmuesit i cili në një fermë në Bogi me armë zjarri i vrau tre persona, ndërsa një person është lënduar.

“I plagosuri rëndë udhëtoi shumë e shumë kilometra për të lajmëruar autoritetet. Kur po bisedonte me ne, ishte në gjendje shoku. Ai pësoi një plagë me armë zjarri në bark dhe u dërgua në spitalin e qytetit Mekej për operacion urgjent”, kumtoi policia.

Policia theksoi se akoma është në kërkim të sulmuesit ose sulmuesve.

Në Bogi, rreth 120 kilometra në veri të Brizbejnit jetojnë rreth 200 njerëz.

Australia i ka disa nga ligjet më të rrepta të armëve në botë, të vendosura pasi një person i armatosur i vrau 35 njerëz në Port Arthur në vitin 1996.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.